Qytetarët e Pogradecit janë revoltuar mëngjesin e sotëm. Ata në shenjë proteste kanë sulmuar sot zyrat e hipotekës së Pogradecit duke thyer xhamat e institucionit.
Duke folur për media, pogradecarët janë shprehur se janë mërzitur me sjelljen burokrate të drejtuesve të këtij institucioni dhe sot të revoltuar kanë thyer edhe xhamat.
‘Nuk marrim shërbimin e kërkuar’, janë shprehur ata.
Për pasojë ka ndërhyrë dhe policia duke qetësuar situatën.