Deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi ka reagur në facebook pas prishjes së konsensusit për Ligjin e Strehimit Social. Kërpaçi thekson se kjo qeveria jo vëtë është e pabesë por ajo shkaterruar dhe zhvillimet ne sherbim te kesaj shtrese te shoqerise qe kerkon nje ndihme nga shteti.
Postimi i plotë:
Prishja e konsensusit per Ligjin e Strehimit Social i sherben vetem hajduterise qeveritare!
Rilindasit jo vetem te pabese por sot shkaterruan edhe zhvillimet ne sherbim te kesaj shtrese te shoqerise qe kerkon nje ndihme nga shteti.
Prej muajsh kemi pritur dhe diskutuar ne komision Ligjin per Strehimin social, dhe si asnjehere me pare te gjithe, mazhorance e opozite votuam Pro ne parim per kete projekt ligj, te udhehequr nga bindja se me e rendesishme eshte sherbimi ndaj njerezve dhe jo interesi personal.
Drafti fillestar erdhi i reflektuar me sugjerime nga Komisioni i Ligjeve, ku 90% ishte me verejtje, me ndryshime, pasi ligji ka qene nje ligj i dobet dhe kerkonte shume ndryshime.
Nuk cuditem nga keta hajdute rilindas, qe nuk punojne per qytetaret e thjeshte!
Organizuan sot fshehtas, nje mbledhje rrufe pa opoziten, pa shoqerine civile, pa syrin qytetar e kritik, ne menyre qe te miratonin ligjin sipas interesave te oligarkeve.
Mazhoranca eshte shume larg interesit qytetar, shume larg halleve e problemeve te popullit!
Mbledhja e njeanshme dhe diskutimi nen per nen i Ligjit te Strehimit social sot, pa pranine e opozites, pa pranine e mendimit ndryshe, e ben kete ligj me te shtrembert sec ishte, shkaterron frymen e dialogut politik qe na duhet per Integrimin ne BE dhe eshte nje tjeter hap drejt ndertimit te shtetit autokrat te drejtuar nga Edi Rama!