Rekomandimi për hapjen e negociatave/ Rama: Nuk është gjest bujarie i BE-së…

0
177

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me rekomandimin e Komisionit Europian për cceljen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa theksoi se ky vendim nuk ishte as gjest bujarie dhe as dhuratë nga Bashkimi Europian. Rama e konsideroi këtë si një fryt të një pune të madhe me reforma të thella, duke vënë theksin në reformën në drejtësi.

“Shqipëria sapo ka hapur një kapitull të ri të historisë së saj si shtet.  Sot kemi kaluar sprovën historike, jemi ngjitur në një shkallë të re.

Jemi një shtet që mund dhe duhet të ulet në tryezën e evropiane. Jam i emocionuar dhe shumë krenar për këtë arritje. Dolëm nga një tjetër udhëkryq mes të shkruarës dhe të ardhmes.

Stacioni i radhës në fund të kësaj rruge është anëtarësimi, dhe shpejtësia e mbërritjes në atë stacion varet nga ne.

Respekt dhe mirënjohje sot për të gjithë ata që dhanë  një dorë për rrugën Evropiane.

Ja kemi dalë që në katër vjet të kthejmë besimin e popullit tek ne, ndaj arritëm që të marrim këtë status.

Këto nuk janë dhurata dhe as gjeste bujarie, Evropa nuk bën dhurata, Brukseli sheh dhe njeh vetëm meritën.

Është njohja e meritave tona për të bërë shtet me reforma reale.

Rekomandimi për çeljen e negociatave, nuk është fundi i betejave me krimin dhe korrupsionin, por futemi në një fazë më të thellë të reformave”, tha Rama.

Në vijim ai përsëriti një ftesë në drejtim të opozitës për të mos treguar me gisht njëri-tjetrin përpara ndërkombëtarëve dhe ndasitë e brendshme le t’i bëjmë në gjuhën shqipe dhe jo në gjuhë të huaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here