Interi më në fund rigjen fitoren në Seria A, dhe e bën këtë me një sukses me “poker” në shtëpi ndaj Kaljarit 4-0. Zikaltrit e nisën ndeshjen me gol, pasi Kaselo gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 3-të. Galiardini u dëmtua në minutën e 36-të duke i lënë vendin Borja Valeros, ndërkoh që në pjesën e dytë do të shënonin dhe tre gola të tjerë.
Ikardi shënoi golin e qetësisë, ndërkohë që më pas ishte radha e Brozovic dhe Perisic për të vulosur suksesin e 17 në këtë sezon për ekipin e Spaletit. Interi ngjitet përkohsisht në vendin e tretë me 63 pikë, dy më shumë se Roma dhe Lacio, që luajnë nesër ndeshjet e tyre. /Koha Jonë/