FOTO momente që nuk i patë / Opozita braktis sallën e Kuvendit, mazhoranca u ndje e lirë që të shfaqë dashurinë për…

0
188

Pasi opozita u largua nga salla e Kuvendit, duket se mazhoranca është ndjerë e lirë që të shfaqë dashurinë e plotë për Saimir Tahirin.

Ish-ministri i Edi Ramës, i akuzuar për lidhjet me Habilajt dhe trafik droge, po përpiqet që të shpëtojë mandatin e deputetit, duke u paraqitur në Kuvend, gjoja si deputet i pavarur.

Ditën e sotme pasi opozita e braktisi Kuvendin, menjëherë disa ministre dhe ish-ministre të Edi Ramës kanë vrapuar dhe e kanë takuar plot mall e dashuri Saimir Tahirin.

Më e përmalluara nga të gjitha duket se është ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ajo e Arsimit, Lindita Nikolla.

Por nuk ka munguar edhe një përqafim mes dy ish-ministrave të Edi Ramës, Saimir Tahiri dhe Mimi Kodhelit, të dy të akuzuar nga opozita për lidhje me trafikun e drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here