Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot edhe vendimin e DASH për të ndaluar hyrjen në SHBA të deputetit Tom Doshi.
“Me thënë të drejtën u surprizova dhe jam i keqardhur, s’kam çfarë them më shumë se s’kam as informacion për këtë, jam shumë i keqardhur por…”, tha Rama në emisionin Real Story.
I pyetur se çfarë ndjente për ish-kryeprokurorin Llalla, të cilit i është ndaluar hyrja në SHBA, Rama “i keqardhur, të njëjtën gjë kam. Natyrisht nëse ndodh një gjë e tillë s’mund të të vijë mirë se ka qenë ish kryeprokuror i Republikës”.