Shqiptarët paguajnë 120 milionë euro në vit për taksat e rrugëve. Ku shkojnë ato?

0
296

Shqiptarët paguajnë 120 milionë euro në vit për taksat e rrugëve. Ku shkojnë ato?

Argumenti kryesor që pos jell këto kohët e fundit qeveria për të justifikuar futjen graduale të rrjetit kombëtar të rrugëve kryesore në regjimin e kalimit mepagesë është se nuk dalin paratë për t’i mirëmbajtur ato. Pra, paratë e buxhetit të shtetit, i cili mbushet me taksat tona. Po e vërteta nuk qendon kështu. Paratë janë dhe i paguajmë të gjithë, që nga kolaudimi tek furnizimi me karburant që u bëjmë makinave. Të ardhurat nga taksa e qarkullimit dhe e karbonit që vilen te karburantet pritet të arrijnë këtë vit në 16.5 miliardë lekë (120 milionë euro). Kjo shumë është e barabartë me fondin që qeveria pritet të vërë në dispozicion për mirëmbajtjen e rrugëve të paktën në 4 vitet në vijim. Tatimi që parimisht ka për destinacion mirëmbajtjen e rrugëve dhe që paguhet nga përdoruesit e automjeteve te çmimi i karburantit kalon disa fish nevojat e mirëmbajtjes që kërkon infrastruktura rrugore. Por kjo nuk po e pengon qeverinë të programojë dhënien me koncesion kundrejt pagesës së akseve kryesore në vend. Shqipëria ka nivelin e taksimit më të lartë në rajon për naftën, për rrjedhojë vendi ka edhe e çmimin më të lartë të produktit në tregjet e pakicës.

Taksat e larta që paguajmë për naftën janë arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka çmime kaq të shtrenjta të karburanteve, ku 60% të çmimit e përbëjnë taksat. Po të krahasojmë strukturën e çmimit të naftës në Shqipëri dhe Maqedoni rezulton që: Në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare, nafta kushton aktualisht 63 dinarë maqedonas, ose 130 lekë, ndërsa në Shqipëri nafta kushton mesatarisht rreth 170 lekë, apo rreth 30% më e shtrenjtë. Më poshtë jepet e detajuar se si formohet ky çmim: Çmimi i blerjes në port llogaritet i ngjashëm për të dy vendet, në rreth 53 lekë për litër në Shqipëri dhe 60 lekë për litër në Maqedoni, pasi ka kosto më të larta transporti për shkak të mungesës së portit. (një ton naftë sot blihet në bursa me rreth 600 dollarë)

Në Maqedoni, taksat direkte mbi naftën janë vetëm akciza, me rreth 28 lek për litër (0.2 cent për litër) dhe TVSH, në rreth 20 lekë për litër (norma e TVSH-së në Maqedoni është 18%, ndërsa zbatohet mbi një çmim 30% më të ulët se në Shqipëri). Ndryshe nga Shqipëria, Maqedonia nuk e ka taksën e qarkullimit të përfshirë në çmimin e naftës, por e merr direkt tek automjetet.

Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila. TVSH totale arrin në 28 lekë për litër.

Në total, në Maqedoni taksat direkte janë rreth 48 lekë për litër dhe në Shqipëri 97 lekë për litër, pra dyfishi. Krahas tyre, në Shqipëri është rritur ndjeshëm tarifa e rilicencimit të pikave të tregtimit të karburanteve, që sipas operatorëve llogarit një kosto shtesë prej 3-5 lekë për litër. Kosto të tjera përfshijnë tarifat për Inspektoratin Qendror Teknik, taksë tabele, taksë reklame, amortizim etj., që duke shtuar dhe një marzh fitimi e çojnë çmimin final në rreth 170 lekë për litër, ose rreth 30% më shtrenjtë se në Maqedoni.

Grupi i taksave të ambientit përfshin: taksën e karbonit (ka hyrë në fuqi përpara 2005); taksën vjetore të mjeteve të përdorura (ka hyrë në fuqi në 2005, me emërtim të ndryshuar) taksën e qarkullimit të automjeteve (filluar për herë të parë në 2011); taksa mbi ambalazhet plastike.

Në Shqipëri, nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa e karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila. TVSH (e parë) arrin në 21 lekë për litër. Në Maqedoni, taksat direkte mbi naftën janë vetëm akciza, me rreth 28 lekë për litër (0.2 cent për litër) dhe TVSH, në rreth 15 lekë për litër (norma e TVSH-së në Maqedoni është 18%, ndërsa zbatohet mbi një çmim 70% më të ulët se në Shqipëri). Taksa e qarkullimit është e pesta për nga rëndësia në të ardhurat buxhetore pas TVSH, Tatimit mbi Fitimin, tatimit mbi të ardhurat personale dhe taksave nacionale. Po ku shkojnë paratë që mblidhen. Pak kohë më parë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ministri i Financave Arben Ahmetaj ndër të tjera ka deklaruar:  “Taksa e qarkullimit nuk shkon në destinacionin e përdorimit. Shkon për ndërtim rrugësh, shlyerjen e borxhit të trashëguar, për financimin e shëndetësisë dhe ndihmës ekonomike”.

Shqipëria renditet e pesta më e shtrenjtë në botë për sa i përket çmimit të karburanteve në krahasim me të ardhurat për frymë, pas Moldavisë, Indisë, Jordanisë dhe Marokut. Të dhënat janë përpunuar bazuar në informacionin mbi çmimin e benzinës që jepet nga Global Price Petrol dhe të ardhurat për frymë sipas metodës së fuqisë blerëse, të Bankës Botërore. Treguesi mat përballueshmërinë, në bazë të përqindjes së të ardhurave ditore që duhet për një litër karburant.

Çmimi i benzinës, që merret për referencë nga Global Price Petrol ishte 1.68 dollarë/litër në Shqipëri, në nivele të ngjashme me shtete që kanë të ardhura për frymë shumë më të larta sesa Shqipëria, si: Gjermania, Belgjika, Holanda, Danimarka, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia etj. Në vlerë absolute Shqipëria renditet e 23-a më e shtrenjtë në botë. Shqiptarëve u duhen 5.3% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant. Ndonëse Norvegjia p.sh., ka ndër çmimet më të shtrenjta në botë të naftës në vlerë absolute (2.05 USD/litër), qytetarët e saj mund ta përballojnë fare mirë, pasi u duhen vetëm 1.3% të të ardhurave ditore për të furnizuar makinën me një karburant. Maqedonasve dhe malazezëve u duhen 3.2% të të ardhurave ditore, serbëve 3.7%, ndërsa shtetasve të Kosovës 3.9%. Greqia e ka këtë tregues 2.6%, ndërsa Italia 1.8%, Bullgaria 2.4%. Në Moldavi, që është më e shtrenjta në botë për karburantet, sipas fuqisë blerëse, duhen 7.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here