Mbledhja e Keshillit po vazhdon, ndersa propozimet alternative per statutin nuk po merren parasysh.
Statuti i ri i Partisë Demokratike i propozuar nga grupi i punes nuk do të ketë në përbërje të tij pikat ku parshikohet dorëheqja apo shkarkimi i krytetarit nëse humb zgjedhjet. Neni 51 që trajton kryetarin e Partisë i draft-statutit është pothuajse i ngjashëm me atë të statutit të vjetër. Kjo pikë nuk u përfshi në statut sipas grupit të punës, pasi kreu i PD zgjidhet me parimin nje anetare nje vote dhe anëtaresia mund të votojë kundës kryetarit. Një arsye tjetër përse kjo pikë nuk u vu në statut është se në Shqipëri ende nuk është konsoliduar një proces zgjedhor i drejtë dhe rrziku i manipulimit është i lartë. Përfshirja e kësaj pike mund të ndikojë gjithashtu në fushatat zgjedhore pasi kundërshtarët e kryetarit mund të sabotojnë zgjedhjet për të kërkuar largimin e tij
Pjesa tjetër e statutit ka marrë dakordësinë edhe të grupit të kritikëve të Lulzim Bashës, për sa i përket ideologjisë së partisë, sistemit të karrierës dhe vetingut të kandidatëve. Gjithashtu anëtarësia ka më shumë kompetenca për të përcaktuar kandidatët për bashki dhe parlament.