Progres-raporti i KE/ Nis propoganda politike e qeverisë RAMA…

0
213

Deputetja demokrate Jorida Tabaku e quan propagandë komentimin që qeveria i bëri raportit të Komisionit Evropian, përmes ministrit të Financave Arben Ahmetaj, se raporti vlerëson edhe ecurinë ekonomike të vendit.

Tabaku paraqiti dy situata, që sipas saj flasin për Shqipërinë e vërtetë dhe jo atë të propagandës së qeverisë Rama.

Sipas saj, kuksianët e arrestuar padrejtësisht vetëm se protestuan kundër tarifës për Rrugën e Kombit, dhe TVSH për biznesin e vogël, janë realitet që ministri Ahmetaj nuk i përmend.

Në vëmendje të Jorida Tabakut, është edhe falimentimi i paparalajmëruar i kompanisë së karburantit “Gulf”.

“Nuk foli as për kompaninë Gulf që para pak ditësh ka “vetëfalimentuar” pasi ka shitur miliona tollona karburant me çmim më të ulët se i tregut duke krijuar kështu një piramidë.

Nuk foli as se kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie? As se pse kjo kompani njësoj si Armo ka taksa e tatime të papaguara? Nuk foli megjithëse një vit më parë nisi një aksion për kontrollin e pikave të karburanteve.

Nuk foli edhe pse kjo kompani fantazëm mbyllet sa hap e mbyll sytë dhe ne nuk dimë në ka paguar punonjësit e saj. Nuk foli ministri që betejën anti-informalitet e ka parullë për çdo rritje takse për qytetarët dhe bizneset por jo për kompanitë pas të cilave fshihen oligarkët e qeverisë.

Kjo është Shqipëria e propagandës, ajo ku i varfëri burgoset e klienti i qeverisë favorizohet. Ajo ku burimet natyrore shfrytëzohen e ku biznesi ndershëm ul qepenat”, shkruan Tabaku.

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here