Tensionohet situata në Shkodër, i hidhet tymuese drejtorit të policisë

0
204

Të afërm të kuksianëve të arrestuar nga policia për protestën në Kalimash dhe mbështetës të opozitës kanë dalë në protest në Shkodër, aty ku do të merret vendimi i Apelit për lënien apo jo në burg të protestuesve.

Pavarësisht masave të policisë, situata është tensionuar kundër uniformave blu me thirrjet e protestuesve kundër Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe paraardhësit të tij në detyrë, Saimir Tahirit.

Jashtë ambienteve të gjykatës janë hedhur disa tymuesese, dhe një prej tyre është hedhur edhe shumë pranë vendit ku qëndronte Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati. Në Shkodër janë angazhuar rreth 150 policë për të mbajtur nën kontroll protestën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here