Bashkim Fino më tha që merrem vetëm me politikë, jo me hallet e njerëzve…

0
259

Në bashkëbisedimin me qytetarët e Lushnjës, kryeministri Edi Rama ka dëgjuar edhe hallet e shqetësimet e tyre. Por i vetmi që nuk mori një përgjigje konkrete ishte një qytetar që kërkonte ndërtimin e një ure për të shkuar tek prona e tij.
Ndërsa ia tregoi kryeministrit të gjithë hallin dhe se si kushërinjtë e tij e pengonin këtë projekt vetëm se kishin vëllain deputet, kryeministri u mjaftua vetëm me një batutë. Problemi i zotërisë, siç edhe shprehej ishte serioz, pasi i tha kryeministrit që i kishte dërguar edhe një letër, por me sa duket nuk ka marrë kurrë përgjigje. Ai shtoi ndër të tjera se në vitin 2017-të ishte takuar edhe me deputetin Bashkim Fino, por prapë nuk gjeti zgjidhje.

 

 

Lexoni të plotë debatin me kryeministrin gjatë takimit

Qytetari: Quhem Shefqet Haxhiu, merrem me bujqësi. Taksat janë disi të larta sepse plehrat kimike që duhet të blejmë janë të larta, karburanti shumë i lartë, rrugë nuk kemi. Tek toka kërkoj një urë, është në plan e ka në projekt edhe Banka Botërore, por e kanë bllokuar kushërinjtë e mij që kanë vëllain deputet (Asllan Haxhiu) sepse tek biznesi i vetë ka ndërtuar një objekt sipër kanalit vaditës.

Rama: Dy armiq ka njeriu kushëririn dhe komshiun. E them gjithmonë unë

Qytetari: Po ore po. Kam takuar edhe Bashkim Finon më tha unë vij të bëj politikë jo të zgjidh hallet e popullit. Kush do i zgjidhë hallet e popullit se kryetari i Bashkisë na sorrollat?

Rama: Qartë, qartë e kuptova

Qytetari: Kam ikur 3 mijë e ca metra larg si Magelani që të shkoj tek prona e ime. Unë s’kam rrugë o zotëri, të kam dërguar edhe një letër

Rama: Të kuptova, të kuptova

Por përveç kësaj përgjigjeje, kryeministri Rama nuk u ndal të komentojë më tej hallin e qytetarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here