Roza Lati flet hapur: Ky drejtor i televizionit të njohur më ka ngacmuar…

0
248

Roza Lati e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës ka folur për një histori personale, që jo shumë veta kanë guxim ta thonë.

Moderatorja u pyet nëse është ndjerë ndonjëherë e shantazhuar dhe nëse është ngacmuar ndonjëherë në botën e televizionit. Ajo ka pranuar se në botën e showbizit ka pafund ngacmime seksuale, madje ka treguar dhe një histori personale.

“Po mi, ja po them një shembull meqë nuk jam më dhe meqë Agon Channel nuk ekziston më. Drejtori artistik që ishte në atë televizion, ishte italian dhe kur më pa mua në fillim kur vajta për audicion, më pa që ja bëra kameras “hajde këtu hajde”, e trajtova si qen, dhe më tha mua: “Je një bishë e TV, të dua menjëherë këtu”. Me kalimin e kohës ky mua filloi më shifte, duket eprori që çfarë ka dhe më shkruan në FB, një poezi në anglisht dhe unë i kthej përgjigje : po bëj sikur nuk e kam lexuar. Të nesërmen unë shkoj në punë normal, qetë, sikur skishte ndodhur asgjë. Po nga ajo përgjigje mua ai më kthente mbrapsht çdo regjistrim, çdo xhirim, dhe unë për t’i treguar atij se sa e aftë jam, ndonëse kisha rënë dakord për t’u paguar për 1 emision, unë mora përsipër edhe 3 të tjera , bëra 4 emisione që t’ja thyeja turinjtë atij që shife talentin tim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here