a kush është shënjeshtra e shpërthimit me telekomandë, kishte disa…

0
169

Ervin Memo, 38 vjeç ishte shënjestra e atentatit të ndodhur mbrëmë vonë në qytetin e Fierit. Makina e tij, ‘Benz’ me targa AA270IV kishte qenë i parkur në lagjen ‘29 Nëntori, dhe në momentin kur Memo kishte tentuar ta ndizte ka ndodhur dhe shpërthimi. Shpërthimi tronditi të gjithë zonën dhe ka shkaktuar shkatërrimin e plotë të mjetit duke lënë të plagosur 38-vjeçarin. Në momentin e shpërthimit pak metra larg tij ndodheshin dhe familjarët e 38-vjeçarit.

Memo ka marrë plagë të shumta në të gjithë trupin dhe një pjesë e fytyrës ka pësuar djegie. Ai ka dalë me këmbët e tij nga mjeti, ndërsa në video shihet si qëndron Brenda makinës, në pritje të mbërritjes së ambulancës. Memo kishte disa vite që ishte kthyer nga Greqia, ndërsa ishte banor në zonën ku ndodhi shpërthimi. Në Fier ai merrej me vreshtari që i kishte në periferi të qytetit.

Gjatë natës në Fier kanë mbërritur ekspertë të kriminalistikës nga Tirana, për shkak se ky atentat ka qenë i tipit mafioz dhe i mirëmenduar. Në zonën ku ka ndodhur shpërthimi ka disa biznese, të cilave iu janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Sipas burimeve nga spitali i Fierit, Memo i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë, pavarësisht plagëve të shumta në fytyrë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here