Këtë të shtunë, në emisionin Prive nga Liberta Spahiu ishte i ftuar këngëtari i njohur nga Kosova, Ermal Fejzullahu.
Ermali i ka hequr të gjithë dorashkat që ka mbajtur tërë këto vite dhe ka treguar 10 “sekretet” e tij.
Ndër të dhjeta, ne na bëri përshtypje sekreti i dytë i Ermalit.
“Në vitin 2011 kam pasur një bashkëpunim me Mimoza Shkodrën, por që u fshi nga Youtube sepse kënga ishte e huazuar!”, – ka treguar këngëtari i njohur.
Kjo është ndër të paktat herë që një artist pranon se publikimet, në të cilat është pjesë janë të huazuara apo të vjedhura.