Ja VIDEO që po thyhen rrjetin, ‘Dava horrash, pjellë krimi’

0
1061

Sajmir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, në reagimin e fundit publik, ka kopjuar shprehjet e Kryeministrit Edi Rama. Tahiri tha se “nuk do të ketë bir nëne apo bir kurve” që do e pengojë atë për të bërë drejtësi, lidhur me akuzat dhe hetimet që po zhvillohen për trafikun e drogës dhe lidhjet me Habilajt.

Deklaratat e Tahirit u bënë pas seancës së të enjtes, ndërsa më pas ai sqaroi se ato nuk ishin mesazhe të koduara. Më herët Tahiri do të përdorte një tjetër shprehje të Kryeministrit Edi Rama: ‘nuk keni parë gjë akoma…”, shprehje që Rama e përdori kundër opozitës gjatë një fjalimi në Kuvend

Rama në daljen e fundit publike tha se i vinte për të qeshur me interpretimet se mesazhet e Tahirit ishin të koduara në drejtim të tij. Tahiri në anën tjetër sqaroi se nuk ka asnjë mesazh të koduar drejtuar Ramës. Gjithsesi duket se Tahiri ka fiksuar mirë shprehjet që Rama ka përdorur në situata të caktuara, madje edhe ato të viteve më parë.

Video është shpërndaë në rrjet nga ish-Kryeministri Sali Berisha, me komentin: ‘Dava horrash, pjellë krimi! Videomontazh!’.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here