Retë e pluhurit dhe grimcat e rërës nga shkretëtirat Afrikane këtë të diel janë përqëndruar në Jugperëndim të Europës por të mërkurën do shtrijnë ndikimin e tyre edhe në territorin shqiptar.
Nga ana tjetër, sipas Meteoalb temperaturat e ajrit në territorin shqiptar parashikohet që gjatë periudhës 21 – 30 prill 2018 të jenë mesatarisht 2.5°C më të larta se vlerat tipike të kësaj periudhe.
Ndërkohë 10-ditëshi i parë i Majit pritet të sjellë temperatura shumë më pranë normaleve të fund-pranverës.