Për 4 orë, policia e Tiranës ka bllokuar 15 leje drejtimi. Kontrollet e policisë janë kryer gjatë natës, ndërsa bllokimi i lejeve të drejtimit ka ardhur për shkak të shpejtësisë marramendëse me të cilat lëviznin mjetet.
Njoftim i policisë
Në autostradën Tiranë-Durrës.
Me Radar me Policinë Rrugore të Tiranës, për të parandaluar aksidentet rrugore.
Kontrolle të pandërprera në çdo ditë të javës /dhjetra Leje Drejtimi pezullohen/sensibilizim përditë e përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë e alkoolin në timon.
Për rreth 4 orë / 15 Leje Drejtimi për shpejtësi nga 141 km/h deri në 189 km/h.
Qëllimi jonë nuk është pezullimi i Lejes së Drejtimit, as sasia e masave administrative, por vetëm e vetëm parandalimi i aksidenteve rrugore.
Për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë është mobilizuar 24/24 h Policia Rrugore e Tiranes.
Reklamimi i shkeljeve të ndryshme të Kodit Rrugor ka një qëllim të vetëm: Sensibilizimin e drejtueseve të mjeteve dhe të këmbësoreve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim që të shpëtojmë jetë.
Siguria e jetës në rrugë/primare për Policinë Rrugore të Tiranës.