Të gjitha gjasat janë se Altina Xhoxhaj, anëtare e Gjykatës Kushtetuese do të skualifikohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas problemeve që i nxorrën në seancë në lidhje me justifikimin e pasurisë.
Brenda në sallë, Xhoxhaj iu drejtua e nervozuar komisionit. “Me keni ngarkuar barre prove duke mos njohur mire ligjin pasurinë e bashkëshortit. Kërkoj konfirmim ne detyre pasi kam punuar ne mënyre te ligjshme” mësohet të ketë thënë Xhoxhaj që u largua e nervozuar nga salla ku u zhvillua seanca.
Gazetarëve që e ndoqën pas për një prononcim, Xhoxhaj nuk i dha asnjë përgjigje. Duke marrë parasysh vendimet e kaluara të KPK-së duket se Xhoxhaj do të jetë gjykatësja e radhës që nuk e kalon vetingun.