Hyri që të ndante sherrin, qëllohet me thikë nga shqiptari…

0
176

20-vjeçari shqiptar ka qëlluar me thikë një adoleshent italian në komunën Villa San Giovanni në provincën Reggio Calabria.

Nexhat Kica është arrestuar nga policia dhe akuzohet për tentativë vrasjeje.

Sherri kishte nisur midis disa të rinjve italianë dhe shqiptarë për arsye banale.

17-vjeçari kishte ndërhyrë për qetësuar të rinjtë e përfshirë në sherr, por u godit me thikë nga Nexhat Kica, duke i shkaktuar lëndime të rënda në mëlçi.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore por jashtë rrezikut për jetën.

Një nga dy italianët është akuzuar edhe për mbajtjen e armëve të ftohta pasi iu gjet një thikë.

Policia po punon për identifikimin e të rinjtë e tjerë të përfshirë në konflikt.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here