Këto ditë po shfaqen akulloreshëtitësit e autorizuar nga Bashkia Tiranë, të cilët dallohen lehtë në rrugët më të populluara të kryeqytetit. Deri këtu spo gjykojmë sepse nuk i hyjmë pjesës se përse përzenë ata me kokoshka dhe fysin këta me akullore.
Por po të vëmë re, të rinjtë që shërbejnë aty kanë një fjali në italisht të stampuar mbrapa bluzave të tyre “Noi lo facciamo davanti a tutti”. Nuk dihet nëse këta të rinj ja dinë kuptimin, por në italisht kjo ka një kuptim të vetëm dhe shumë vulgar, për të mos thënë imoral për vlerat e shoqërisë sonë. Ideja se mund të ketë dy kuptime mund të mashtrojë ata që dinë pak ose aspak italisht, por kuptimi është vetëm një “Ne e bëjmë përpara të gjithëve”. Ky turp publicitar është provokim i pastër i pamoralësisë që ka hyrë këto muajt e fundit dhe që promovohet në të gjitha mënyrat e mundshme nga qeveria apo bashkia. Këta herët a vonë do shesin edhe në oborret e shkollave, si vazhdimësi e projektit të LGBT-ve