Mashtroi me pronat në Kashar, ja çfarë vendos gjykata…

0
217

Gjykata e Tiranes dënoi me 7 vite burg, ish-përgjegjesën e Kadastres në Këshillin e Qarkut, Henrieta Hyka, e cila u gjet fajtore për falsifikimet në tjetërsimin e pronësisë së tokave në zonën e Kasharit.

Por, duke qenë se akuza e falsifikimit të dokumenteve është e parashkruar, për shkak të viteve që kanë kaluar me kërkesë të Prokurorise, gjykata e shpalli fajtore Hykën për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Shqyrtimi gjyqësor vërtetoi veprimtarinë kriminale të ish-zyrtares me qëllim përfitmin me pa të drejtë për njerëzit e saj të afërm të mijëra metrave/katrorë truall në zonën e Kasharit.

Përveç falsifikimit të pronësisë së tokave, sikur ishin dhënë me ligjin 7501, falsifikimi kishte arritur deri në atë pikë, sa një sipërfaqeje prej 500 metra/katrorë truall, i është shtuar shifra 4 përpara duke e regjistruar truallin si 4500 metra/katrorë.

Me anë të këtyre falsifikimeve ajo tentoi t’u kërkonte pjesë edhe 5 firmave të cilat kanë ndërtuar pallate. Por, kjo tentativë iu kthye kundër, pasi verifikimi i dokumenteve dhe praktikave zbuloi skemën mashtruese që solli më pas nisjen e ndjekjes penale dhe dënimin e ish-përgjegjëses së Kadastrës me 7 vite burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here