Sot pasdite (e martë, dt.24) dhe nesër (e mërkurë, dt.25.) vetëm në qarkun Kukës priten reshje, por do të jenë lokale dhe të dobëta, parashikon Instituti i Gjeoshkencave.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
- Në bregdet: 11/ 24 °C
- Në vendet e ulëta: 11 / 27 °C
- Në vendet malore: 9 / 24 °C
ERA
Sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë erë e lehtë.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite dhe nesër pritet nivel “I MODERUAR” rreziku për zjarre në pyje në qarqet Tiranë, Fier dhe Gjirokastër. N? disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” vetëm n? zona t? lokalizuara, konkretisht: qarqet Shkodër dhe Durrës (pj. Jugperëndimore), Elbasan dhe Berat (pj. perëndimore), Kukës dhe Korçë (pj. qendrore). Në pjesën tjetër të territorit pritet nivel “I ULËT” i rrezikut.