Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas vizitës së Ramës në Gjermani dhe takimeve që ai zhvilloi në kuadër të përpjekjeve për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Berisha thotë se kjo vizitë për Ramën ishte një shuplakë, pasi ai u kthye në vend me timon të thyer dhe këpucë të kuqe. Ish-kryeministri e ka shoqëruar reagimin e tij me raportimin e gazetës ‘Tagesspiegel’
Berisha Timonierit i thyhet timoni!
Kthehet nga Berlini me atlete te kuqe!
Te dashur miq, Noriega u nis ne Berlin pasi, se bashku me horrat dhe prostitutat e tij politike, per te mbuluar deshtimet dhe rekordet e zeza si mosplotesimin e kritereve dhe standarteve te kerkuara per hapjen e negociatave, i shpalli ne stilin e eterve mizor lufte te ftohte grupit politik parlamentar me te fuqishem ne Bundestagut gjerman dhe Europe.
Shtypi gjerman njofton me transparence per takimet djeshme te piktorit deshtak. Sipas gazetes Tagesspiegel:
1- Kancelarja nuk premtoi hapjen e negociatave pasi nga parakushtet dhe kushtet per hapjen e tyre Shqiperia ka plotesuar disa gjera dhe nuk ka plotesuar kushte te tjera. Pra Shqiperia nuk ka plotesuar kushtet!
2- Deputetet e grupit CDU/CSU, ne nje akt te paprecedent kane bojkotuar darken e shtruar nga Edi Rama per shkak te fushates te luftes se ftohte, shpifjeve dhe trillimeve qe ai se bashku me horrat dhe prostitutat e tij politike kane ndermarre ndaj kryetarit te komisionit per Europen te Bundestagut, Krischbaum dhe deputeteve tjere te Bundestagut.
Ne takimin ne Bundestag, Rama doli nje genjeshtar i paskrupullt. I pyetur pse nuk hoqet imunitetin e Saimir Tahiri, ai u genjeu duke thene se Saimir Trafikut i eshte hequr çdo imunitet. Keshtu, ajo qe mund te thuhet per kete vizite eshte se Timonierit ju thye keq timoni dhe nga Berilini u kthye me kepuce te kuqe!