Ish-gruaja e Kryeministrit Edi Rama, Delino Fico, ka reaguar në një status në Facebook, kundër të gjithë atyre që janë kundër integrimit të vendit në BE.
Kritikët e Ramës, Fico i quan njerëz cinikë që janë bërë të pasur mbi mediokritetin dhe shpirtvogëlsinë e tyre.
“Këtë nuk ma ha truri fare, po fare. Ju zëntë grykën buka e këtij vendi”, mallkon aktivistja.
Ja çfarë shkruan në Facebook, Dalina Fico:
Se si mund te gezohesh qe bashkekombasit e tu mund te mbeten mbrapa ne procesin e integrimit ne BE – kete nuk ma ha truri fare, po fare!
Dhe ky gezim cinik – shpresoj, krejtesisht i gabuar – vjen nga njerez qe parate e tyre, vilat ne zona ekskluzive jashte Tiranes dhe apartamentet duplex, makinat e shtrenjta, shtepite e dyta, emrin profesional, shkollat e shtrenjta te femijeve, i kane bere pikerisht ne kete vend, shpesh ne kurriz te shumices se heshtur qe ka derdhur djerse, ka sakrifikuar, ka zgjeruar me shume mund ate biznesin e vet, shumice, e cila do te perfitonte shume nga pershpejtimi i integrimit ne BE, sepse, mbi te gjitha, kjo do te thoshte sundim me i mire e me i forte i ligjit, gje, e cila, nuk do t’i lejonte me pashallaret blu, te verdhe, apo jeshile te Shqiperise te fryhen si kaposha mbi plehun e pasurive, te mediokritetit dhe te shpirtvogelsise, mbi te cilin e kane ndertuar dhe e jetoje jeten.
Edhe nje here: Ketyre tipave, ju zente gryken buka e ketij vendi!