Këlliçi: “Vizita e Ramës në Berlin, skandali më i madh që ka ndodhur ndonjëherë” ja çfarë ndodhi…

0
760

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ftuar në ‘Fax News’ ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Berlinsi dhe takimin me kancelaren Angela Merkel. Këlliçi u shpreh se një nga çështjet e diskutuara në Berlin është dhe ‘çështja Tahiri’.

Rama ka shënuar vizitën më të dobët në këto 20 vite. Kryetema ka qenë të shesi Saimir Tahirin. Dje tema kryesore kanë qenë jo vetëm raporti i KE-së, por edhe ‘detyrat e shtëpisë’ që i janë lënë qeverisë shqiptare. 4 prej tyre janë ende të paplotësuara. Është shumë e rëndësishme që ne të japim prova në luftën kundër korrupsionit. Dje jo vetëm që nuk është dhënë një lajm i mirë nga kancelarja Merkel, por ajo nuk e priti as në Kancelari.

Skandali më i madh që ka ndodhur gjatë kësaj vizite ka qenë mbrëmë, për nder të vizitës së kryeministrit Rama është shtuar një darkë, e cila është bojkotuar nga deputetët e CDU-së që kanë vendosur të braktisin darkën e organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Berlin. Vendimi i braktisjes së darkës është marrë pas sulmeve të orkestruara në Tiranë kundër Gunther Krischbaum dhe deputetëve të tjerë gjermanë.” tha Këlliçi në Fax News.

Edhe në mediat gjermane dhe jo vetëm vizita e Ramës është komentuar si e dështuar, ndërsa vetë kancelarja Merkel nuk ka dhënë asnjë premtim, në lidhje me çeljen e negociatave.

Qershori do të jetë një muaj deciziv, nëse Shqipëria do të mund të bind vendet skeptike të BE-së, për të hapur përfundimisht negociatat.

Ndërkohë që për sa i përket shoqërimit nga policia e aktivistëve të FRPD-së në Shkodër, Këlliçi u shpreh se beteja është për qytetarët dhe jo për një parti politike.

Është bërë modë ndalimi dhe intimidimi i të rinjëve, por nuk i vjen e keqja Shqipërisë nga disa të rinj që protestojnë, për shkak të ndalimit të disa personave të marrë peng në orën 3 të mëngjesit.” tha Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here