Prangosen kontrollorët në Korçë, ndihmonin shoferët me fallsifikime…

0
227

Ndihmoni shoferët me fallsifikime dhe në këtë mënyrë evitohej pagesa e taksave. Por kanë rënë në prangat e policisë së Korçës. Dy kontrollorë fizikë në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë janë arrestuar pasi akuzohet se merrnin pra për të favorizuar  favorizuar regjistrimin e mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë.

“Ata ndryshonin vitin e prodhimit të automjeteve me qëllim shmangien e taksave” thuhet në njoftimin e policisë Korçë.

Të arrestuarit janë Daniel Xhemo, 52 vjeç dhe Fredi Gogo, 64 vjeç, të dy banues në Korçë.

Në njoftimin e policisë thuhet se,” Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas, janë kapur në flagrancë duke marrë shuma lekësh nga shtetas të ndryshëm, për të favorizuar regjistrimin e mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë, ku ndryshonin vitin e prodhimit të automjeteve me qëllim shmangien e taksave”.

Arrestimi i tyre në flagrancë është kryer për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here