Mblidhet nesër asambleja e PS-së, ja çfarë pritet të ndodhë në kupolën e qeverisë…

0
287

Bëhet e ditur se kryeminstri Edi Rama nesër do mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste. Nga burimet zyrtare mësohet se Rama do jëtë ai që do e hapë diskutimin dhe qëllimin e kësaj asambleje.

Gjatë asamblesë do të paraqitet raporti për ecurinë e procesit të bashkëqeverisjes, si dhe një udhëtimin e zhvillimin e mëtejshëm të llogaridhënies publike.

Axhenda e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS
1. Fjala e kryetarit të Partisë Solciliste, kryeministrit Edi Rama.
2. Raportim mbi performancën e qeverisë. Bashkëngjitur informacion nga analizat e zhvilluara nga partia Socialiste dhe grupit parlamentar me çdo ministër të qeverisë.
3. Raportim i Koordinatorit Kombëtar, Elisa Spiropali, për ecurinë e deritanishme të procesit të bashkëqeverisjes.
4. Udhëzim për zhvillimin e Llogaridhënies Publike të qeverisjes qendrore dhe vendore “Puna për Shqipërinë që duam”, prej datës 1 maj deri më 30 qershor 2018.
5. Informacion për punën e deritanishme mbi analizën e performancës së qeverisjes vendore.
6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë për kryerjen e disa veprimtarive organizative për periudhën janar-prill 2018.
7. Vendim për kuotizacionin e anëtarësisë së Partisë Socialiste për vitin 2018.
8. Çështje të tjera.
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS zhvillohet ditën e shtunë, datë 28.04.2018, ora 10:00, në ambientet e Hotel Tiranë Internacional.

dokumenti
(BalkanWeb)

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here