Sulm në një kamp refugjatësh në Siri, ka viktima

0
181

Luftimet midis trupave siriane dhe militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik në rrethinën jugore të Damaskut kanë lënë dhjetëra njerëz të vrarë ose të plagosur, tha Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut – grup që monitoron luftën në Siri.

Forcat qeveritare janë në ofensivë për të rimarrë pjesët e fundit të kryeqytetit sirian, që nuk janë nën kontrollin e shtetit.

Vëzhguesi tha se sulmet kanë vrarë së paku 17 njerëz, përfshirë shtatë fëmijë dhe dy gra në një kamp të refugjatëve palestinez që është kryesisht nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik.

Lufta civile në Siri ka nisur qysh në mars të vitit 2011.

Rreth 400,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here