Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar sot një takim me maturantët e Tiranës me temë ‘Maturën shtetërore’. Ku mori pjese dhe deputetja Nora Malaj. Në fjalën e mbajtur Malaj u shpreh se është urgjente që ministria e arsimit të bëj ndyshime në arsimin parauniveristar. Gjithashtu Malaj falenderoj kreytare e LSI-së që ka dhenë një kontribut të jashtëzakonshëm në qasjen e një politikë ndryshe për arsimin.
DEKLARATA E PLOTË:
Nora Malaj: Grupi parlamentar I LSI-së, do ti kërkojë Ministrisë së arsimit që të bëj ndryshimet e menjëhershme në drejtim të ligjit të arsimit parauniversitar Nora Malaj: Rast unikal në botë, që diploma në arsimin profesional jepet dhe me vulën e Ministrisë së Financave Ju falenderoj se më rikujtuat edhe njëherë dhe me dhatë emocionin e asaj që ne na humbet në të përditshmen tonë, sidomos mua që kur shkova për herë të parë në parlament prisja diçka tjetër dhe ju them sinqerisht jeni parlamenti më I mirë dhe parlamenti shqiptar duhet të marri modelin më të mirë që është diskutimi dhe debati që sot ju po bëni, jo vetëm në qasjen personale por në qasjen e përgjithshme për të dhënë disa zgjidhje të disa problemeve që po trajtojmë këtu. Falenderoj kryetaren e LSI-së, znj.Monika Kryemadhi në ndjeshmërinë e jashtëzakonshme dhe në një qasje të bërjes së një politike ndryshe, dhe ashtu si Monika dhe unë dua të mbështes idenë që bëhuni pjesë e ndryshimit të politikave duke dhënë impaktin tuaj dhe aksionin tuaj social, sepse atëherë politika merr vlerë reale dhe atëherë zgjidhja e problemeve bëhet shumë graduale. Pata fatin që në fund të mandatit tim si zëvendësministre, të ideoja një projekt që besoj se do të japë një impakt në Shqipëri që lidhet me kualifikimin e mësuesve dhe jo më larg se sa dje jam kthyer nga një vend që ka sistemin e arsimit më të lartë, që është Finlanda. Dhe atje vura re dhe kuptova se universitetet kishin një qasje ndryshe në raport me sistemin parauniversitar. E gjithë reforma nuk fillonte te Universiteti. Fillonte që te sistemi parashkollor, në kopësht. Dhe çdo Universitet kishte marrë nën kujdesin e tij disa nga shkollat kryesore të vendit, duke i orientuar që nga sistemi parashkollor për të vazhduar dhe se si do të orientohen në dijen e tyre, duke nxitur që në sistemin arsimor të ketë mësues më të mirë, por duke qenë studentët më të mirë me nota 10, dhe shteti I rimbursonte. Dhe kjo do të ishte një nga sfidat tona të radhës. Dhe duke I orientuar që në provimet përfundimtare të tyre, ata të mos ndiheshin të stresuar por të merrnin rezultatin e disa viteve, dhe të gjitha viteve që kishin punuar së bashku, duke u njohur vit pas viti dhe duke I parë të gjithë materialet shumë të qarta në realizimin e saj. Ju shtruat disa probleme shumë të rëndësishme që lidhen me tre fusha, me fushën e parë të Maturës, pra të menaxhimit të saj, me fushën e dytë të legjislacionit dhe faktit që ende ne nuk po bëjmë zbatimin e ligjit të arsimit të lartë, sepse dalja, matura ndonëse është quajtur dalëse, ka provime të mbartura, po për arsye se u kalua grupimi, ose kurrikula e re me kurrikulën e vjetër, dhe duke qenë se hyri ligji i arsimit të lartë, u mendua që e gjithë dija juaj të shpërblehej dhe në një mënyrë apo në një tjetër, ju dha shansi që dy provimet e fundit me zgjedhje dhe kjo është këshilla ime, që provimet që merrni, të merrni rezultatin më të lartë, në mënyrë që të rrisni notën mesatare që do tju ndihmoj për të shkuar në Universitet. Dhe natyrisht duhet të jemi në fazën, që ne si grup parlamentar I LSI-së, ti kërkojmë ministrisë së arsimit që të bëj ndryshimet e menjëhershme në drejtim të ligjit të arsimit parauniversitar, pasi është shumë I nevojshëm për të realizuar objektivat tuaja. Ju dhatë një kërkesë përsa I përket procesit të zhvillimit të Maturës. Nuk besoja që në rregulloren e sivjetme të Maturës Shtetërore të ketë ndonjë qasje të kësaj natyre, sepse do të quhej gafë profesionale, për arsye sepse që në fillim në Rregulloren e Maturës Shtetërore, shkruhen qartë dhe saktë, mjedisi se si do zhvillohet, largësia etj. Edhe vjet ka qenë një ide që të zhvilloheshin në salla më të mëdhaja, sepse mundësia për të mos pasur korrupsion dhe për të luftuar kopjen që është një nga fenomenet më të rrezikshme në provimin e Maturës Shtetërore, është edhe kjo qasje. Gjithsesi unë mendoj që ne në fund, të nxjerrim një rezolutë të përbashkët, tia çojmë ministrisë së Arsimit, dhe tia vëmë në vëmendje që përpara se të fillojë procesi I Maturës, pra në fillim të muajit Maj, tju bëj me dije mjediset ku do të zhvillohen provimet në mënyrë që ju nga ana psikologjike të jeni ambientuar me provimet, dhe të realizoni sa më mirë atë që quhet provimi juaj, por që nuk është vetëm provimi juaj, por është provimi I të gjithë sistemit. Problemi tjetër që ju trajtoni lidhet pikërisht me atë që ka të bëjë me raportin midis ligjit të arsimit profesional, fushës profesionale dhe pjesës teorike apo pyetjeve që realizohen. Sigurisht në diskutimet tona si grup parlamentar I LSI-së, qëkur filloi ky sezon parlamentar, ne kemi diskutuar dhe i kemi thënë kryeministrit që një nga gafat e radhës dhe një nga zhgënjimet e mëdha në sistemin e arsimit lidhej pikërisht me çuarjen apo transforimin e sistemit të arsimit profesional në Ministrinë e Financave, ku nuk përbën llogjikë ligjore dhe mund të jemi rasti unikal në botë që në fund del dhe me Vulën e Ministrisë së Financave, edhe të Ministrisë së Arsimit.