Pampuri në Rogozhinë: Mbështetja nga shteti është zero, problemet e fermerve nuk kanë të sosur…

0
173

Deputetja demokrate Orjola Pampuri ka zhvilluar një takim me fermerët e Rrogozhinës në kohën e punëve të mëdhe për ketë kategori. Në një status në rrjetet sociale ajo shkruan se problemet e hallet e fermere nuk kanë të sosur por mbështetja nga shteti është zero.

Asnjë subvencionim për farërat, plehrat, e karburantin. Nitrati importohet në një cilesi të ulët apo i skaduar. Të rinjtë janë larguar, e toka te tera ne pronesi te tyre, ne vendin e tyre, mbeten djerre se shteti nuk i ofron asnje lehtesi e mbeshtetje, shkruan deputeteja e PD.

Ja shënimi i plotë i deputetes demokrate Orjola Pampuri në facebook:

Sot me fermere te Germenjit, Rrogozhine.

Problemet e hallet e tyre nuk kishin te sosur, por mbeshtetja nga shteti mbetet zero. Asnje subvencionim per farerat, pleherat, e karburantin. Nitrati importohet ne nje cilesi te ulet apo i skaduar. Te rinjte jane larguar, ne Foggia te Italise, e Greqi per te punuar tokat e per te vjele prodhimet, pune per te cilen paguheshin 40 euro ne dite, e toka te tera ne pronesi te tyre, ne vendin e tyre, mbeten djerre se shteti nuk i ofron asnje lehtesi e mbeshtetje. Dhjetera hektare toke pa nje mundesi per kanale vaditese, kur vetem pak km prej aty ndodhet rezervuari i Okshtunit, i cili nuk funksionon vetem nga mungesa e nje porte e cila kushton 600.000 leke te reja. Rrogozhina ka bregdetin ne Spille, ka toka pafund, ka dhe njerez me shpirt te madh, qe nuk meritojne te jetojne ne varferi. Rruga e pashtruar e ne dite te hallit. Prodhimet e perftuara me shume mund, i shesin nen kosto, vetem per te siguruar buken e gojes. Jane njerez punetore, e qe duan te ushqehen me mundin e punen e tyre, por ky shtet nuk ua lehteson punen, perkundrazi i vendos barriera, e nga ana tjeter vihet ne rrjesht me te gjithe miqte e klientet per te uzurpuar e shfrytezuar toka ne bregdet. Ata nuk mund t’ia falin ketij shteti me, neglizhencen e talljen e paskrupullt kundrejt tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here