PD në Durrës, Xhaferri: Të mbledhim forcat, që të fitojmë zgjedhjet lokale…

0
172

Partia Demokratike dega Durrës ka nisur riorganizimin e strukturave, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme që pritet të mbahen vitin tjetër. Kryetari i komanduar i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri zhvilloi në Manëz takimin e parë në kuadër të një fushate takimesh që do të shërbejnë për të ringritur partinë.

 

 

Në takimin me strukturat e partisë të njësive administrative: Sukth-Manëz-Ishëm, zona, të cilat pak vite më parë ishin bastione të së djathtës, Xhaferri kërkoi të mblidhen të gjitha forcat dhe të përgatiten për të fituar zgjedhjet lokale të vitit pasardhës.

Kreu i PD për Durrësin tha se Partia Demokratike ka bërë një analizë të thellë për situatën e zgjedhjeve të kaluara. Sipas tij, PD-ja e ktheu kokën prapa për të bërë këtë analizë, për të gjetur gabimin dhe jo për të prerë kokat e njëri-tjetrit.

Xhaferri theksoi se, Partia Demokratike dhe strukturat e saj janë ballë-lartë për të shkuar shtëpi më shtëpi dhe të kërkojnë votën e qytetarëve. Sipas tij, PD është parti për të gjithë shqiptarët ndryshe nga PS-ja e cila ka mendjen vetën të ushqejë oligarkët e saj.

Xhaferri do të zhvillojë me strukturat e partisë edhe disa takime të tjera me qëllim riorganizimin e saj për zgjedhjet e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here