Dy të rinj kanë mbetur të plagosur, pasi motori me të cilin udhëtonin u përplas me një autobus ku udhëtonin turistë.
Pas përplasjet motori është përfshirë nga flakët.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje.
Të plagosurit janë identifikuar si Mariglen Buzhani 26 vjeç dhe 18-vjeçarja Çeleste Zerani.
Ata janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Për shkak të aksidentit u bllokua për disa minuta aksi rrugor Lushnje-Rrogozhinë