Rama plane të reja për të shpëtuar veten, ja çfarë pritet…

0
717

Gjatë fjalës së tij në asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama, pasi “mbaroi punë” me sulmet dhe denigrimet ndaj opozitës ka paralajmëruar, edhe një furtunë brenda radhëve të tij.

Pasi kërkoi që i gjithë zinxhiri drejtues i Rilindjes të zbresë në bazë dhe të funksionojë sikur zgjedhjet  e ardhshme të zhvilloheshin në muajin qershor, ai deklaroi se do të bëhet një analizë në përfundim të së cilës, do të ketë ndryshime mes radhëve të ministrave, largime në kryesinë e Partisë Socialiste dhe mes kryetarëve të degëve në rrethe.

“Çfarë ndryshimesh në qeveri në shtator duhet të ndryshojmë, cilat ministra, ministri apo sektor nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, që jo thjesht të tregoj shifra dhe statistika po të kenë vendin e tyre në mendjet e zemrat e atyre që na kanë dhënë besimin. Në fund të kësaj fushate do të shohim cilët anëtarë të kryesisë së partisë duhet të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë”, tha kryeministri.

Duket se Rama ka gati një plan të ri “vetë reformimi” për të larguar vëmendjen nga problemet e rënda të korrupsionit në qeverisjen e tij, implikimin me krimin e organizuar dhe situatës së rënduar ekonomike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here