Gazetari, Basir Çollaku i ftuar në emisionin 360 grade në ora news, ka bërë një reagim të fortë në lidhje me Tahirin dhe deklaratën e tij të bujshme, ku sipas Basirit, Tahiri e ofendoi hapur Ramën.
Basiri: Deklarata e Saimir Tahirit në parlament, ishte e drejtpërdrejtë për Kryeministrin duke i thënë ”Bir Kurve’, kjo njohje ky intimitet kanosës ka të bëjë me atë që ata kanë bërë bashkë dhe me atë që ata dinë bashkë, dhe me çfarë e mbajnë njëri-tjetrin peng. Dhe mbahen peng me dosje me çështje trafiqesh. Në një shkrim që u publikua para pak ditësh nga një media e huaj thuhej që 1 e treta e shqipërisë është 4 miliardë euro dhe kjo shumë e madhe është në duart e trafikantëve. Tani imagjinoni një njeri të vetëm që ka miliarda euro në xhep të kërcënon, të thotë ”bir kurve’,’ të qëllon dhe nuk shkon në burg i vetëm. 4 miliardë euro janë në duart e trafikantëve.