Sekuestrohet drogë, arrestohet i shumëkërkuari dhe…

0
178

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, për të cilën Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vite burg si dhe mikun e tij i cili i kishte lënë në përdorim banesën, ku gjatë kontrollit të ushtruar u gjet lëndë narkotike.

 

 

Policia sekuestroi 891.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, krehër pistolete me 6 fishekë model 56 dhe 4 aparate celularë.

Më datë 27.04.2017, seksioni i narkotikëve pranë D.V.P. Tiranë kapi shtetasi e shpallur në kërkim:

– Hajri Mamica, 34 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas ishte në ndjekje nga Policia e Tiranës, pasi me vendimin e datës 08.04.2015 të Gjykatës të Apelit Tiranë është dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Në sajë të informacioneve të marra në rrugë konfidenciale ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në zonën e Bathores, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjetën 26.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa dhe një krehër pistolete brenda të cilit kishte 6 fishekë model 56.

Gjithashtu u arrestua shtetasi:

– Françesko Rrapushi, 26 vjeç, banues në Kamëz.

Shtetasi i mësipërm i kishte lënë në përdorim shtëpinë që kishte marrë me qera shtetasit Hajri Mamica, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia janë gjetur 867.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit H. M., për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 283/1, 278/4 të Kodit Penal dhe për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, në ngarkim të shtetasit F. Rr., parashikuar nga neni 285/a.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here