Partia Demokratike zhvillon sot mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të saj për të miratuar ndryshimet statutore.
Fjala hapëse e Kuvendit do të mbahet nga nënkryetari Edi Paloka, e vijuar nga Fato Murraj anëtarja më e moshuar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Gjithashtu, do të flasë Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga policia e shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për “‘Rugën e Kombit”, bashkë me deputetin Flamur Noka në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Gjithashtu do të flasë edhe një grua që i është hequr ndihma ekonomike, një ish- i përndjekur dhe një anëtarja më e re e PD-së në Kuvendin Kombëtar.