Tre të rinj, banues të fshatit Adriatik, rezultojnë të kenë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Policia ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht numrin e viktimave, por sikundër raportohet nga vendi i ngjarjes, të tre personat që ndodheshin në automjet kanë humbur jetën.
Makina ra nga ura në fshatin Adriatik të Laçit, ndërsa nuk dihen emrat e viktimave.
Dyshimet e para janë se mjeti përfundoi jashtë rruge për shkak se drejtuesi i automjetit ka tentuar të shmangë një gropë.