ALARMANTE/ Ja si është situata në Pyllin e Sodës në Vlorë…

0
216

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim, këtë radhë ka të bëjë me Vlorën. Një qytetar ka dërguar foto të bëra në Pyllin e Sodës, shpesh herë në qendër të kronikave për ndotjen.

Por duket se ka edhe më keq. Në foto shihen arka me peshq dhe karkaleca të hedhura përgjatë gjithë vendit, ndërsa denoncuesi thotë se era është e padurueshme.

STATUSI I BERISHËS
Ky është Pylli i Sodës sot në qytetin turistik të Vlorës!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje doktor,
Ja si është situata në Pyllin e Sodës në Vlorë. Tregon qartë dështimin e (1) Bashkisë, (2) ministrisë së Bujqësisë dhe (3) ministrisë së mjedisit dhe Turizmit.

Kryetari i Bashkisë ka thënë që çdo ditë në 24 orë pyllin e sodës e kemi në monitorim, ndërsa këtu është shkatërruar fare pylli dhe hedhin pisllëqet.

Ministri i Bujqësisë deklaroi siguri të madhe ushqimore por ja se çfarë peshqish sjellin për konsumatorët dhe kalojnë portin e peshkimit pa kontroll fare. Këto kuti qelbeshin prandaj nuk i mori askush dhe i hodhën mes pyllit, por sa të tjera i kanë dërguar në restorante dhe kanë helmuar? Nuk ka fare kontroll dhe këto peshq e karkaleca nuk kanë as gjak asgjë se kushedi çfarë cilësie janë dhe nga cila mbeturinë e botës i sjellin.

Edhe ministri i mjedisit dhe turizmit na tha se kish pastruar brigjet dhe na siguroi për bum turistik. Por këtu nuk qëndrohet dot të marrësh dy herë frymë se duket sikur alivanosesh.”

Berisha fb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here