Është endur për katër ditë nëpër pyjet e Oregonit, pa ujë dhe ushqim.
Jacob Aaron Cartwright, 22 vjeç, po ngiste kamionin kur gjysma e tij rrëshqiti dhe ra nga një shkëmb.
Nuk kishte mundësi të njoftonte urgjencën, kështu vazhdoi të ecte me shpresën se do të gjente dikë për t’i kërkuar ndihmë.
Ka përshkuar më shumë se 22 kilometra përgjatë maleve. U rigjet më 28 prill nga një shofer.
Cartwright është kamionist dhe mjeti me të cilin udhëtonte më 24 prill rrëshqiti dhe doli nga rruga.
Djali nuk është plagosur, por kamioni nuk është më funksional.
Celulari nuk kishte valë dhe Cartwright nuk dinte si të njoftonte emergjencat.
E vetmja zgjidhje ishte të gjente dikë, kështu nisi të ecë nëpër pyll, duke përshkuar 22 kilometra e gjysëm, përgjatë maleve të cilat arrijnë edhe lartësinë e 1.900 metrave.
Nuk kishte ushqim me vete dhe as ujë. Pas katër ditësh, më në fund pikasi një shofer makine, i cili e mori në shtëpinë e tij në Oregon.
Nuk është plotësisht e vërtetë që Cartwright nuk kishte asgjë për të ngrënë. Kamioni që drejtonte transportonte patatina, por ai nuk preku asnjë. Këtë e konfirmoi për CNN, punëdhënësi i tij, Roy A. Henry, i agjensisë së transportit. Mbase ka bërë mirë që nuk ka ngrënë ushqime kaq të kripura, sepse kur u gjet, ishte në një gjendje aq të dehidratuar, sa veshkat e tij nuk punonin më.
Më pas Cartwright u dërgua në spital për të marrë kujdesin mjekësor. Infermieres i tregoi aventurën e tij: “Më tha se ka vazhduar të lëvizë për të qenë ngrohtë. Fatmirësisht nuk është plagosur.
Në fund, i bëri një surprizë së shoqes që, në rikthim nga Stacioni i Policisë, ku ishte për të marrë informacion lidhur me kërkimet, e gjeti përballë vetes, pranë shtëpisë së tyre