Këta janë vipat që kanë bërë bamirësi…

0
207

Personazhet publikë punojnë shumë për të arritur ato që kanë dhe për të rritur llogarinë e tyre bankare. Por ka disa prej tyre që përveç ambicjes që kanë për të rritur të ardhurat e tyre, po ashtu ju pëlqen të ndihmojnë të tjerët dhe të bëjnë bamirësi. 5 prej VIP-ave hollywood-ian që bëjnë më shumë bamirësi janë:

1
Taylor Swift
Mund të thoni ç`të doni për këngët apo për jetën e saj personale, por Taylor është një person shumë bamirës, madje edhe me kolegët e saj. Gjatë kohës që Kesha ishte në një proces gjyqësor me producentin e saj (për shkak aludimeve të saj se producenti e kishte droguar dhe përdhunuar), Taylor i dhuroi asaj 250 mijë dollarë për të vazhduar betejën ligjore. Përveç të tjerave, Taylor ka dhuruar edhe 1 milionë dollarë për të përmbyturit e Louisiana-s.
2
Angelina Jolie
Prej kohësh Angelina ka qëndruar më larg projekteve profesionale dhe më afër atyre humanitare. E veçanta e saj është se përveç parave ajo shpenzon edhe kohën e saj për të qëndruar më afër nevojtarëve. Së bashku me ish-bashkëshortin e saj themeluan fondacionin Jolie-Pitt për fëmijët e prekur nga HIV AIDS dhe prej vitesh ajo ka punuar fort për atë fondacion.
3
Emma Watson
Ylli i Harry Potter njihet për bamirësitë e saj, madje ajo mori një vit pushim për t`ju përkushtuar atyre. “Kuptova që po mësoja shumë, thjesht duke folur me njerëzit. Kam mësuar shumë për veten time dhe dua ta vazhdoj këtë që kam nisur”, -është shprehur Emma.
4
Beyonce
Edhe Beyonce njihet për bamirësitë e shumta. Ajo ka dhënë për bamirësi një pjesë të mirë të fitimeve të saj. Beyonce po ashtu ka planifikuar një tjetër koncert, përfitimet e të cili do të shkojnë për bamirësi, ku përveç saj do të performojnë Jay Z, Nicki Minaj, Lauryn Hill dhe Lil Wayne.
5
Miley Cyrus
Ajo mund të duket e çmendur dhe shumë mund të mos ta pëlqejnë, por Miley është shumë bamirëse. Madje në vitin 2015, ajo është renditur e dyta pas Taylor Swift, si personazhi më bamirës. “Të shikoja familje këtu në Amerikë që jetojnë në kushte të vështira më bëri të doja të bëja ndryshimin. Nuk është asnjëherë shpejt për të filluar”, -është shprehur Miley.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here