Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në rrjetin social facebook.
Replikat mes tij dhe qytetarëve kanë ndodhur në statusin që Rama publikoi për arritjet e Zyrave të Punës që realizuan me rritje objektivin e muajit prill.
Por të shumtë kanë qënë qytetarët që kanë kritikuar Ramën se këtu nuk ka punë dhe se të rinjtë po ikin jashtë vendit.
Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e Ramës.
Ja si ja kthen ai qytetarëve.
REPLIKAT:
Komentuesi: Hhaahahhahhaahaahhahhahahaha,lere se i kenaqe po lere,keto zyrat e punes mos jan te lidhura me agjensit e udhetimeve,dhe i drg jasht te rinjt te punojn se vetem pleq kan ngel aty te rinjt cdo dit e me shum ikin,ikin ,ikin
Edi Rama: Mos qesh kaq shume se do kepusesh mish? Keto numra jane lehtesisht te verifikueshem sepse jane te gjitha punesime te deklaruara nga kompanite ne tatime, po ti mos e vrit mendjen per kete pune, vec ki kujdes mos kepusesh mish se te kemi edhe nga Vlora e s’ka lezet vlonjat mishkeputur???
Komentuesi: Jam nje i majt por nuk eshte e vertet me vjen shum keq sepse te rrejn ato qe ke mbas vetes
Edi Rama: Haha po ti ku e di qe nuk eshte e vertete apo e degjon ne kazan(?), sepse keto jane shifra te verifikueshme lehtesisht ne deklarimet e kompanive ne tatime per cdo punonjes te ri qe regjistrohet permes zyrave te punes!
Komentuesi: Dil e bej kontrolle sot,ne vend te ishte dit pushimi si gjith bota,punojm si kafsha nga ora 07-18:30,dhe leri, idjotesit qe publikon
Edi Rama: Po ti Klevis ku i bere kontrollet qe ben kompetentin ketu apo kafene me kafene qe me mengjes meqe e ke dite pushimi????
Komentuesi: Zoti Rama nje pyetje kam,çfare prodhon Shqiperia per te pasur kaq sukses siç thua ti ne punesim?
Edi Rama: Une nuk e di per cfare “kaq sukses” e ke llafin ti Dani, po une di qe kjo shifer eshte lehtesisht e verifikueshme, sepse cdo punesim permes zyrave te punes regjistrohet nga kompanite ne tatime e ne sigurime shoqerore!
Komentuesi: Ka punesu me shum portali njoftime.com se gjith zyrat e punes tuaja.
Edi Rama: Njerezit ne Shqiperi nuk punesohen vetem permes zyrave te punes, ketu flasim per punesime qe i kane bere vetem zyrat e punes dhe me vjen shume mire nese nga ky portal jane punesuar shume te tjere?
Komentuesi: Ke heq nga puna 3000veta i ke zevendesuar me 2700?
Edi Rama: ??? te marrsha te keqen e mendjes e paske telha???
Komentuesi: harta canabisit eshte kjo ? ???
Edi Rama: Jo kjo eshte harta e punesimeve po ti vazhdo qesh se dite pushimi eshte edhe pse ti mesa duket pushim e ke gjithe kohen???