Rikandidimin e Dakos dhe Sejdinit e pohon Rama!!!

0
183

A do të kandidohen për kryebashkiakë të Elbasanit dhe Durrësit, Qazim Sejdini dhe Vangjush Dako? Kjo është pyetja që iu drejtua Kryeministrit Edi Rama në studion e Oraneës referuar kufizimit ligjor për mandatet për të zgjedhurit vendorë.

“Kufizimi ligjor nis kur fillon ligji së vepruari, pasi ligji nuk ka efekt prapaveprues. Pra numërimi i mandateve nis pasi ligji hyn në fuqi dhe nuk numëron mandatet e mëparshme”, tha Rama.

Me këtë përgjigje, Kryeministri ka lënë të hapur mundësinë që Dako dhe Sejdini të rikandidohen në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Gjithsesi Rama ka folur për një proces për përzgjedhjen e kandidaturave dhe përballjen e tyre me qytetarët. “Do të jetë një proces ku kandidatët do të marrin pëlqimin e qytetarëve dhe më pas do të vendoset”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here