Dy shpërthimet me tritol që tronditës pas mesnate Vlorës shkaktuan dëme materiale në dy banesat që qenë në shënjestër si dhe tek fqinjët. Ajo ç’ka lanë pas shpërthimet janë jo vetëm dëme materiale, por edhe tronditje e madhe për familjet.
Policia e Vlorës ka dhënë një “informacion paraprak: lidhur me eksplozivët që iu vendosën dy banesave në Vlorë gjatë natës. I pari ka ndodhur rreth orës 2:30, në lagjen “Lirim”; pranë derës së banesës së shtetasit Fatjon Bata, 29 vjeç është vendosur lëndë eksplozive, tritol. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Rreth orës 3:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, për të dyja ngjarjes e mësipërme.