Drejtuesja e Shoqatës në Dobi të Gruas Shqiptare, Sevim Arbana, e pranishme në emisionin 360grade të Artur ZHEJI-t u shpreh se Shqipëtarët duhet të mendojnë për të ardhmen e tyre, pasi më keq se sot skanë qenë kurrë.
Sevim Arbana: Duke qenë se unë kam më shumë se 25 vite në terren me një kategori njerëzisht ne nevojë. Panorama është më e zezë, se çfarë mund të pasqyrohet në media. Për momentin që po flasim, njerëzit kanë humbur shpresën dhe ëndrrat dhe kjo është më shumë se gjithçka. Ka shumë njerëzi që i drejtohen perëndis për të gjetur prehjen e duhur dhe të nevojshme. Shqiptarët duhet të mendojnë se çfarë do të bëjnë me jetën e tyre, fëmijëve të tyre, pasi më keq se çfarë janë tani smund të jenë dhe duhet lëvizur. Duhet gjetur një rrugëzgjidhje, duhet gjetur një dalje nga kjo krizë depresive që ka kapur vendin. Shqiptarët janë të vetmuar. Shteti konceptohet si një familje, mungesa e kësaj përkujdesje, pasi shteti ta fut keqas. Shoh se çmund të bëjë, drogën, apo të tjera fenomene negative që ka në terren sot. Dhe përdorusit e drogës janë deri në 50-vjeç.