Mbledhja e komisionit hetimor ‘Tahiri’ nis me batuta dhe debate…’qenke qeth mirë sot’

0
202

Komisioni hetimor parlamentar për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri është mbledhur gjatë ditës së sotme, ndërsa është shoqëruar me debate dhe batuta që në nisje të tij. Debati nisi për shkak të rendit të ditës pasi përfaqësuesja e PS, Ermonela Felaj kërkoi kalimin e disa pikave të diskutuara në mbledhjen e kaluar ku opozita nuk mori pjesë.

Por kreu i Komisionit, Edi Paloka tha se mbledhja e kaluar ishte nul dhe mazhoranca ka uzurpuar postin e tij. Sipas Palokës, komisioni hetimor u mblodh për të bërë zhurmë, pasi atë ditë zhvillohej gjyqi për ‘kuksianët’.

Debatet:

Edi Paloka: Ju atë ditë keni uzurpuar postin tim dhe nuk keni pasur të drejtë që të mblidhni komisionin. Ju e bëtë që te bënit zhurmë, pasi atë dite ishte gjyqi për kuksianët. E ashtuquajtura mbledhje ishte në shkelje të ligjit dhe është nul. Sot është mbledhja e tretë dhe jo e katërt.

Flamur Noka i drejtohet Bashkim Finos: Bashkim qenke qeth mirë sot…

Ermonela Felaj: Duhet të vazhdojmë në atë pikë që e kemi lënë dhe jo kur të doni ju. Ne jemi paraqitur në ketë mbledhje dhe ju nuk ishit paraqitur. Unë nuk kam marrë kompetencën tuaj. Ju na akuzoni se ne vonojmë komisionin, por ne kemi qenë korrekt dhe kemi ardhur në çdo mbledhje.

Edi Paloka: Pa marrë autorizimin tim ju nuk duhet të ishit mbledhur dhe të shqyrtonit çështjen. Keni uzurpuar postim tim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here