Ish-Kryeministri Berisha deklaroi jashtë Kuvendit se, Bota nuk po kërkon kokën e Samir Tahirit, por po kërkon dorëheqjen e Ramës. Berisha tha se, dorëzimi i mandatit të Tahirit sot është dëshmi e forcës së krimit.
“Asgjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë parlamentit, ndërsa Rama flet në parlament. Dorëzimi i mandatit të tij sot është dëshmi e forcës së krimit. Atë që nuk bëri parlamenti e bëri Saimir trafiku. Vetëm mashton mashtron qyetarët dhe i bojkotojnë darkat sikur të ishte përfaqësues i Kim Jong–un dhe jo i Shqipërisë. Bota nuk po kërkon kokën e Samir Tahirit, po kërkon dorëheqjen e Ramës”, tha Berisha.
Pasi opozita braktisi kuvendin, sapo Rama mori fjalën, ish-kryeministri u shpreh që ka ardhur koha për të rrëzuar Edi Ramën, që ka rikthyer burgjet politike.
Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Berisha
Ai e di se bota nuk kërkon kokën e Saimir Tahirit, por dorëheqjen e Edi Ramësn sepse Edi Rama është pengesa kryesore drejt integrimit, njeriu i rekordeve më të zeza.
Mediat franceze e shpallën Shqipërinë si vendin kryesor të eksportit të kanabisit në Europë.
Rama është kalbësira e pushtetit në Ballkan e Europë që duhet të hidhet sa më parë.
Ai riktheu burgjet politike në Shqipëri dhe dua t’i çoj një përshëndetje vëllazërore heronjve të Kukësit dhe ftoj shqiptarët t’i bëjnë si e palosën diktatorin e Nikaraguas.
Koha ta hedhin kalbësirën Edi Rama.