Gazetari HOXHA flet troç: Qeveria Rama ka rënë, Tahiri është vegla që …

0
1003
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate ceremonise se prezantimit te uniformave te reja te policise, te sponzorizuara nga shteti turk./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Interior Minister Saimir Tahiri, at the presentation ceremony of the new police uniforms, sponsored by the Turkish state.

Gazetari i njohur Poli Hoxha, gjatë analizës së tij politike në studion e lajmeve të Syri.net, ka deklaruar qeveria Rama ka rënë.

Sipas tij nuk është vetëm çështja Tahiri, por kanabizimi dhe korrupsioni i vendit të cilat e bëjnë këtë qeveri pavlerë në sytë e ndërkombëtarëve.

Hoxha tha gjithashtu se kanabizimi i vendit është bërë me anë të një plani të detajuar nga mazhoranca, duke thënë se Tahiri është vetëm vegla.

‘Edi Rama as sot nuk e dorëzoi, por dorëheqja e tij u bë me vullnet të vetë Tahirit. Topi ëhstë në fushë të prokurorisë, por fusha është e ndarë në dy pjesë. Opozita sot e lidhi me emrin e Arta Markut e cila është e zgjedhur nga mazhoranca. Ne kemi patur shumë pritshmëri, por mënyra se si po sillet prokuroria forcohen dyshimet e opozitës. Çështja Tahiri do të gjykohet tek krimet e Rënda. Siç shihet Marku ka goditur prokuroritë në rrethe, por nuk e ka prekur Prokurorinë e Krimeve të rënda. Mazhoranca i atakoi pafund prokurorët e çështjes Tahiri, ndërsa sot hesht.

Unë mendoj që edhe ai komisioni të mos quhet komisioni Tahiri, por të hetohet më gjerë. Të hetohet rreth planit për kanabizimin e vendit, sepse vërtetë që këtu ka një plan.

Opozita sot u kujtua të thotë që s’na duhet Tahiri na duhet Edi Rama. Tahiri është vegla, ose më mirë shkaku që të çon tek pasoja që ndodhi, e cila mund të zbulojë të gjithë puzzlen. Ajo fjalia që përdor DASH në raportet e veta dhe Gjermania, që krimi i organizuar ka kapur shtetin, nuk është një fjali në ajër. Që krimi ka kapur shtetin me pastrimin e parave, nëpërmjet punëve publike, lejeve të ndërtimit. Kjo është idea drejt së cilës duhet shkuar.

Nëse Tahiri shpallet fajtor, Rama se mban dot qeverinë. Qeveria Rama ka rënë që në këtë moment, nuk ka rënë në numra, por ka rënë në sy të ndërkombëtarëve. Kemi një izolim të këtij kryeministri, i cili gjen ngushëllim vetëm tek Erdogani. Rama nuk ka bërë asnjë vizitë zyrtare në vendet perëndimore, si dhe nuk ka patur asnjë vizitë të liderëve ndërkombëtarë në Shqipëri’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here