– Pasi Edi Rama i përmendi disa herë emrin, nga foltorja e Kuvendit nënkryetari i LSI-së Luan Rama iu përgjigj ‘flakë për flakë’ kryeministrit.
Luan Rama i shpalli sfidë kryeministrit për faktin nëse nuk janë të vërteta deklaratat e tij për raportin e DASH që flet për Shqipërinë, ai ishte i gatshëm të ikte nga Kuvendi.
“I nderuar zoti kryeministër, meqë patët mirësinë të më referoheshit dhe po ju dëgjoja me vëmendje, meqë ju paska bërë përshtypje që unë dje thash apo lexova ça tha DASH. Më lejoni t’ju bëj një sfidë. Në raporton e DASH, në vitin 2016, që i referohet vitit 2015 thuhet; Shqipëria nuk figuron në vendin e listuar për pastrimin e parave. Një vit më parë kanë thënë në këtë foltore atë çka thoshte DASH për 2016-ën. Aty thoshte; Shqipëria figuron në vendet problematike për pastrimin e parave. Ndërkohë në raportin e këtij viti, që i referohet vitit 2017, thuhet; Shqipëria mbetet një rrezik i madh për pastrimin e parave të pista. Nëse nuk është kështu në raportin e DASH, unë iki nga ky parlament. Më provoni të kundërtën zoti kryeministër”, tha Luan Rama.
Ndërkohë, Rama më herët nuk i kurseu ironitë për Luan Ramën dhe Petrit Vasilit se ata nuk pretendonin champions, por kategorinë e tretë.
“Po të kthejmë kokën pas ishin këta, ata shqiptarë që ju funksionon rradakja e palidhur me sistemin e prodhimi të PD apo të LSI. Ne nuk jemi në garë me këta, ne duam të shkojmë më tutje në champions, nuk luftojmë për kategorinë e dytë dhe të retë, këta janë me të dytë, Titi me Luanin janë të tretë. Kur u vjen topi në këmbë, shohin topin. Për këtë i mbajnë. Aty është Monika që gjuan me çizme. Më thoni ça të bëjmë. Përpiqet njeriu që të marrë seriozisht këta po ça t’i marrësh Titit? Merret Titi seriozisht?! Profesori thotë tregojuni shqiptarëve për koncesioneve, po patjetër që mund të flasim. Si themi shqiptarëve që kur ishte Titi ministër shëndetësie që check up-i është 83 mijë lekë. Më mirë të përqendrohemi tek profesori, se është si është por është më i mirë se Titi. Këta furnizojnë kamionë me miell e çizme”, tha kryeministri Rama.