Policia e Elbasanit ka pasqyruar të gjitha procedimet, arrestimet dhe ndalimet e 24 orëve të fundit që kanë ndodhur në qarkun e Elbasanit.
Dy shtetas banues në fshatin Kaçivel të Elbasanit janë arrestuar pasi për motiv të dobta kanë plagosur me thikë një 19 vjeçar, banues po në Kaçivel.
Xh.N, 20 vjeç është arrestuar pasi drejtonte makinën pa leje drejtimi.
L.B., 33 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin, pasi në fshati Lolaj, Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targë AB 296 T, ka aksidentuar shtetasin R.T, 73 vjeç, banues në Peqin, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Njoftimi i plotë i policisë
Nga Specialistët Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E.L 17 vjeç dhe R.L 16 vjeç, banues në fshatin Kaçivel Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Kaçivel,për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë, shtetasin M.E, 19 vjeç, banues në fshatin Kaçivel, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.
Nga Specialistët e Qarkullimit rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Xh.N., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volksvagen” . Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Po nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi L.B., 33 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin, pasi në fshati Lolaj, Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targë AB 296 T, ka aksidentuar shtetasin R.T, 73 vjeç, banues në Peqin, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u ndalua shtetasi në kërkim E.P., 27 vjeç, banues në fshatin Bujqës, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”
Me datë 02.05.2018, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A.Ç., 32 vjeçe, banuese në Elbasan, sepse në orën 11:00, në lagjen “Haxhias”, ka ndërtuar një objekt, pa leje.
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasen R.T, 57 vjeçe, banuese në Elbasan, në lagjen “Kala”, ka vjedhur një bluzë, në një dyqan.
Më datë 02.05.2018, u kap shtetasi në kërkim A.L, 27 vjeç, dhe pas konsultimit me Prokurorin do ndiqet në gjendje të lirë për veprat penale “Dhunimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi në lagjen 5 Maj, në datë 25.04.2018, ka hyrë me forcë duke dhunuar dhe thyer xhamat e katit të parë të banesës së shtetasit E.M.
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin I.T, 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, për shkak të detyrës, ka fyer e kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik.
Më datë 02.05.2018, shtetasja M.S banuese në Elbasan ka kallzuar se i është vjedhur banesa. Të zotët e banesës prej dy muajsh jetonin në Greqi dhe nuk dihet kur është vjedhur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin F.Gj, 39 vjeç, banues në Librazhd, sepse në lagjen Nr. 2, ka dëmtuar një objekt të vogël, i cili shërbente si depo, në pronësi të shtetasit F.K banues në Librazhd.