Bukuroshja e Ekranit, Eva Murati, prej kohësh është përfolur për lidhjen e gjatë të dashurisë me djalin e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli. Moderatorja ka rrëfyer se lidhja e saj me Genarin ka nisur që kur ishin të vegjël, marrëdhënie e cila ka ditur ti mbijetojë kohës.
Mirëpo burime për ‘Newsbomb’ ditën e sotme kanë thënë se çifti i të rinjve së fundmi janë ndarë. Sipas tyre, Eva ndjehet e shqetësuar për faktin që në media atë vazhdojnë ta etiketojnë si nusen e ish kryeparlamentares.
Moderatorja e ka thënë ‘me stil’ për gazetarët se ata të dy nuk ishin më bashkë, mirëpo askush nuk e ka kuptuar. Madje ditën e djeshme ishte ditëlindja e Genarit, por të gjithë i habiti fakti se Eva nuk e uroi për ditëlindje atë.